Top Channel/ Çmimi i Bitcoin në “pikiatë”. Kriptomonedhat humbin deri në 72 përqind të vlerës
18/06/2022 22:45

Çmimi i Bitcoin zbriti poshtë 19 mijë dollarëve për herë të parë në gati dy vite të shtunën, ndërsa industria e kriptomonedhave vijon tkurrjen. Monedha më e madhe dixhitale ka shënuar një rekord me çmimin e saj që zbret për 12 ditë radhazi, ndërsa edhe Ethereum gjithashtu pësoi tronditje duke u tregtuar në nivelin e 975 dollarëve, më e ulëta që nga janari i vitit 2021. Nga pika e tyre më e lartë nëntorin e vitit të kaluar, monedhat kanë humbur 70% të vlerës. Sipas ekspertëve ndikimin kryesor për këtë rënie galoponte e kanë dhënë inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore nëpër botë. Në kushtet kur normat e interesit rriten instrumenta të tjerë investimi si bonot dhe obligacionet e thesarit japin kthime më të larta, duke bërë që investitorët të largohen sa më shumë nga asetet e rrezikshme si kriptomonedhat apo aksionet. Ndërkohë, edhe investitorë të njohur në botë duke filluar nga Warren Buffet tek Bill Gates i kanë cilësuar kriptomonedhat si flluska që nuk vlejnë asgjë, ndërsa çdo qeveri paralajmëron investimin në to, pasi nuk janë të siguruara nga asgjë. Muajin e kaluar tregu i kriptove mori edhe një goditje të rëndë me monedhën digjitale “Luna”, vlera e së cilës pothuajse u zerua brenda natës duke bërë që shumë njerëz të humbisnin paratë e tyre. Kriptomonedhat patën periudhën e tyre të artë nëntorin e vitit të kaluar kur Bitcoin kapi vlerën rekord të 69 mijë dollarëve. Nga ajo kohë kur tregu vlente rreth 3 trilionë dollarë, sot industria e kriptove është tkurrur në 870 miliardë dollarë.

Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
DIGITALB DIGITALB