Akdemiku dhe studiuesi Artan Fuga u shpall autori më i mirë i vitit nga juria e Panairit të 28-të librit për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës, që e vlerësoi si një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Duke ndërthurur dimensionin filozofik dhe psiko-social, profesor Fuga analizon ndryshimet e shoqërisë në tre dekada.