Në tregun e shumicës në Lushnje çmimet e fruta-perimeve janë në nivele më të ulëta se zakonisht, ndërkohë që kërkesa mbetet e dobët. Prodhimet vendase si domatja, specat, lakra dhe frutat sezonale janë të bollshme dhe me cilësi të mirë, por nuk gjejnë treg të mjaftueshëm. Tregtarët dhe fermerët vendas shprehen se situata është shqetësuese, pasi kostot e prodhimit për ta janë të larta, ndërsa çmimet me të cilat detyrohen të shesin prodhimet e tyre nuk mbulojnë më as shpenzimet bazë. Për më tepër, konkurrenca me mallrat e importit është gjithnjë e më e fortë, duke e vështirësuar edhe më shumë pozicionin e prodhuesve vendas.