Sporti i çiklizmit ka filluar aktivitetet e tij zyrtare mëngjesin e së shtunës me Turin e Tiranës, një garë e cila e rikthen këtë sport në normalitet pas dy viteve me aktivitete të cunguara për shkak edhe të pandemisë. Presdidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku tregon më tepër rreth këtij aktiviteti. Skënder Anxhaku: Ky aktivitet ka të bëjë më tepër me masivizimin e këtij sporti por edhe për të parë gjendjen e sportistëve se ku janë përpara garave të rëndësishme ndërkombëtare që do të kemi muajt e ardhshëm në kampionatin europian, botëror apo ballkaniadën. Sipas kryekomisarit të garës Aben Pin