Për disa qytetarë në Vlorë procesi i votimit po shihet me vështirësi. Një çift i të moshuarve, që ka ardhur posaçërisht nga Italia për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, u përball me problematika në dokumentacionin e nevojshëm dhe me mungesë informacioni mbi qendrën e tyre të votimit.