Zybejdeja dhe Agimi edhe pse i kanë kaluar të 70 , e prodhojnë vetë rakinë, por në mënyrën tradicionale duke e shtypur rrushin . Në mungesë të një makinerie që kushton, kjo punë për Zybejdene është e lodhshme. Ndërsa Agimi kujdeset për zjarrin , për gradacionin e rakisë dhe për pastërtinë e tyre.