Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp foli për protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër, më datë 07 tetor, në orën 18:00. Berisha zbuloi detaje nga protesta e së nesërmes, ndërsa theksoi se ‘nesër fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.’