Po çfarë po ndodh me Drejtësinë e re. Lirimi nga burgu i Jamarbër Malltezit, të akuzuar në një çështje që ka çuar para drejtësisë edhe ish kryeministrin Berisha, hedh një hije dyshimi mbi gjykatat që u krijuan pas pastrimit të drejtësisë. Dyshim ky që forcohet edhe nga pretendimi i vetë SPAK se gjyqtarja Iliriana Olldashi ka konflikt interesi.