Prej tre ditësh, qytetit të Vlorës i mungon uji dhe kjo gjë ka sjellë një revoltë të madhe nga qytetarët. Këta të fundit organizuan një protestë duke u futur në teatrin “Petro Marko”, aty ku organizohej një mbrëmje gala nga Bashkia me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët u futën me forcë në sallën e teatrit dhe aty patën një përplasje të ashpër me policinë dhe zyrtarët e bashkisë, ndërkohë që në duar mbanin bidonë bosh dhe pankarta në shenjë proteste dhe revolte.