Rreth 1,200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eiffel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj, midis katit të parë dhe të dytë. Zjarri, i cili u shkaktua nga mbinxehja e një prej kabllove të ashensorit rreth orës 10:30 të mëngjesit, është vënë nën kontroll pas 1 ore e gjysmë raportojnë mediat lokale.