Shërbimet e përballueshme për kujdesin e fëmijëve dhe parashkollori cilësor janë ndër prioritet kryesore të prindërve, sipas një ankete të publikuar nga UNICEF, që përkon me muajin e prindërimit. 26 për qind e prindërve identifikuan parashkollorin cilësor si një nga shërbimet më të rëndësishme qeveritare për të mbështetur familjet, ndërsa 25 për qind prioritizojnë opsionet e shërbimeve të përballueshme për kujdesin për fëmijët, si çerdhe dhe kopshte.