Top Channel/ Çfarë ka në plan? DASH miraton shitjen e 3 mld dollarë armatimeve për Izraelin
01/03/2025 21:15

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, pajisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati 3 miliardë dollarë për Izraelin, u mësua nga një njoftim i Pentagonit të premten. Shitjet e mundshme të armëve iu njoftuan Kongresit të premten pasdite me procedurë urgjente. Ky proces anashkalon një praktikë të gjatë për t’u dhënë kryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mundësinë për të rishikuar shitjen dhe për të kërkuar më shumë informacion përpara se të bëhet një njoftim zyrtar në Kongres. Shitjet përfshinin 35,529 bomba me qëllime të përgjithshme dhe për shkatërrimin e bunkerëve, të prodhuara nga kompania General Dynamics. Ndërsa Pentagoni tha se dërgesat do të fillonin në vitin 2026, tha edhe se “ekziston mundësia që një pjesë e këtij prokurimi të vijë nga rezervat e Shteteve të Bashkuara”, gjë që mund të nënkuptojë dërgim të menjëhershëm për disa nga këto armë. Një paketë e dytë, me vlerë 675 milionë dollarë, përbëhej nga pesë mijë bomba dhe komplete përkatëse për të ndihmuar në drejtimin e bombave “jointeligjente”. Dërgimi për këtë paketë është vlerësuar se do të bëhet në vitin 2028. Njoftimet e së premtes shënuan herën e dytë këtë muaj që administrata e Presidentit Trump ka shpallur një emergjencë për të miratuar me shpejtësi shitjet e armëve në Izrael. Administrata e ish-Presidentit Biden përdori gjithashtu kompetencat e emergjencës për të miratuar shitjen e armëve Izraelit pa shqyrtim nga Kongresi. Një marrëveshje armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar ndali 15 muaj luftime dhe hapi rrugën për bisedime për përfundimin e luftës, duke mundësuar gjithashtu lirimin e 44 pengjeve izraelite të mbajtur në Gazë dhe rreth 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Top News- Gjiri i Klanit tërbon Trump, reprezalje kundër trafikantëve…i shpall grup terrorist
16/12 23:00
Top Channel/ Rusia nuk fal as për Krishtlindje, refuzon marrëveshjen
16/12 22:57
Top News- Shqiptari në pranga për herë të dytë, shiste drogë dhe me arrest shtëpie
16/12 22:55
Top News- Detaje tronditëse për vrasjen e regjisorit të Hollywood dhe gruas
16/12 22:46
Top News- Kush është gruaja më e fuqishme në Shtëpinë e Bardhë? Njeriu që bën zap Trumpin
16/12 22:45
Top News- Putin “jep lajmin e madh”, ja kur do tërhiqet nga lufta në Ukrainë
16/12 22:44
Top News- BE humb autoritetin, qeveria e re çeke hedh poshtë Brukselin…ndan rrugët
16/12 22:28
Top News- Paqe, me gjak e kosto për Ukrainën/ Zelensky nuk lëshon Donbasin-Mbrojmë territoret
16/12 19:04
Top News- Anija greke e kokainës/ U nis nga Amerika Latine, kapet nga francezët në oqean
16/12 18:52
Top News – SHBA, luftë me kartelet e drogës / Ushtria godet tre anije, vriten tetë narkoterroristë
16/12 17:42
Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12 15:28
Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12 15:27
Top Channel/ Tërheqja e Kushner, Vuçiç: Fitoi Shqipëria, Serbia humbi 750 milionë euro investime!
16/12 15:20
Top Channel/Plumb në shpinë,heroi i Australisë rrezikon të humbasë krahun, mblidhen një milionë USD!
16/12 15:03
Top News – 10 vjeçari qëllohet me thikë / Tmerr në një shkollë në Rusi, autori vetëm 15 vjeç
16/12 15:03
Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12 15:02
Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
DIGITALB DIGITALB