Ukraina zotëron depozita të konsiderueshme të mineraleve kritike, përfshirë mineralet e rralla të tokës. Mineralet si litiumi, titani, zirkoni dhe grafiti janë vitale për industrinë moderne. SHBA-ja kërkon qasje në më shumë se 20 lëndë të para që i konsideron me rëndësi strategjike, përfshirë depozitat e titanit (që përdoret për krahët e aeroplanëve dhe prodhim të pajisjeve ajrore) dhe uraniumit (që përdoret për energji bërthamore, pajisje mjekësore dhe armë), sic shpjegon REL.