Rrëzimi i avionit luftarak amerikan mbi Iran gjatë këtij konflikti është rasti i parë që është bërë i ditur për publikun. Tre F-15E u rrëzuan nga "zjarri miqësor" aksidental nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit më herët gjatë luftës. BBC thotë se ky është një fakt që ka rëndësi. Së pari, ngjarja ndodhi pasi Donald Trump dhe sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth kanë sugjeruar vazhdimisht se SHBA-të e kanë fituar në mënyrë efektive këtë luftë. Hegseth dhe komandantët ushtarakë kanë folur për "superioritetin ajror" dhe sa e degraduar është mbrojtja ajrore e Iranit. Trump ka pohuar se Irani "nuk mund të bëjë asgjë" në lidhje me aeroplanët amerikanë që fluturojnë mbi hapësirën iraniane. Por ngjarja tregon sipas BBC se Irani ende është në gjendje - megjithëse ka të ngjarë me një kapacitet të kufizuar - për të mbrojtur qiellin e tij. Rrëzimi i avionit amerikan vjen teksa SHBA-të kanë kërcënuar me përshkallëzim të mëtejshëm, teksa shpresohet për arritjen e një marrëveshjeje. Gjithashtu, kjo mund të irritojë publikun në SHBA se më shumë ushtarë amerikanë po përfshihen në këtë luftë, në një kohë kur administrata Trump po mendon pushtimin e mundshëm tokësor - gjë që do ta rriste ndjeshëm rrezikun për personelin amerikan. Jennifer Kavanah, drejtore e analizave ushtarake në grupin e ekspertëve Defense Priorities thotë për BBC-në se në panoramën e madhe të luftës, ky incident ka shumë pak rëndësi. Ndërsa ai mund të shihet si një gjoja një fitore e madhe nga Irani që rrëzoi një avion amerikan, për SHBA-në, humbja e një avioni të vetëm "nuk do ta ndryshojë rezultatin operativ të luftës".