Denoncimet e deputetit të Lushnjës, demokratit Saimir Korreshi mbi gjendjen e spitalit kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Korreshi ka reaguar pas postimit të bërë nga MIA (Agjencia për Media dhe Informim) se pamjet e publikuara për spitalin nuk janë aktuale. Sipas deputetit opozitar denoncimi i tij është shoqëruar me pamje te tre ditëve më parë madje edhe sot është e njëjta gjendje. Sipas deputetit, “çfarë bie jashtë, futet brenda”, duke nënvizuar mungesën e standardeve minimale higjieno-sanitare dhe degradimin e përgjithshëm të godinës.