Në kohën kur bota shpreson për një armëpushim në Gaza, një sulm i fundit izraelit e bën më të largët një perspektivë të tillë. Trupat e shtetit hebre bombarduan një shkollë që strehonte palestinezë te zhvendosur në pjesën qendrore të territorit duke vrarë atje me dhjetëra vete, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë vendas. Arsyetimi i shtetit hebre ishte po i njëjti: brenda asaj shkolle, sipas tij, po vepronin militante të Hamasit.