Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, në përfundim të sesionit, ka bërë një përmbledhje për punët kryesore të realizuara. Lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçkës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i kërkon Kuvendit që të votojë kërkesën e PD që ta shqyrtojë kjo gjykatë vlefshmërinë e mandatit të saj, ai tha se është krijuar një paqartësi. Sipas tij Kushtetuesja po tenton të krijojë një normë të re, që nuk i lejohet.