Veliaj: Mos u dorëzoni para pengesave sepse inkurajoni ata që shantazhojnë këdo! Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mirëpritur në tarracën e Bashkisë një grup të rinjsh të cilët u bënë pjesë e projektit të përfshirjes në zhvillimin ekonomik të Tiranës. Duke përgëzuar të rinjtë për angazhimin në jetën publike të kryeqytetit dhe kontributin e tyre për një qytet më të mirë, Veliaj tha se kjo dëshmon edhe njëherë prioritetin dhe fokusin që Bashkia u jep sot të rinjve.