Shqipëria feston sot 113-vjetorin e Pavarësisë. Në Vlorë ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit, ku mori pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Një kurorë me lule, u vendos nga Kryeministri Edi Rama në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, në nderim dhe respekt të sakrificave për idealin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur. Shumë shqiptarë të Kosovës janë mbledhur në qytetin ku u ngrit flamuri për të festuar ditën e Pavarësisë. Për këtë ditë të shënuar vendi ynë ka marrë urime edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.