Qindra besimtarë kanë kremtuar të Premten e Zezë e cila simbolizon edhe vdekjen e Krishtit në Kryq. Shumë qytetarë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e Epitafit që është zhvilluar në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” të Tiranës. Prani e madhe e besimtarëve është vënë re edhe në rrugën kryesore, jashtë Katedrales.