Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës hapëse dha detaje për realizimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 që pritet të mbahet në shtator. Ai tha se janë pjekur kushtet, pasi janë dy faktorë mbështetës, partnerët dhe teknologjia, ndërsa theksoi se është një punë e përgatitur prej katër vitesh.