Një ditë pasi u hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, në Bruksel valëvitet flamuri kuq e zi. Ndërkohë, këtë mëngjes në ambientet e Kryeministrisë në vendin tonë, u ngrit sot simbolikisht flamuri europian. Në një ceremoni ku të pranishëm ishin ambasadorë e diplomatë të huaj në vendin tonë, kryeministri Edi Rama tha se tani “kemi mundësinë e artë të bëjmë shtetit që meritojnë fëmijët tanë.