Institucioni I prefektit vetëm njofton këshillin e ministrave për vakancën e krijuar në bashkinë e Himarës,ndërsa është pikërisht këshilli bashkiak ai që cakton dhe jo zgjedh atë që do të drejtojë bashkinë e Himarës deri në zgjidhjen e problematikës së krijuar në këtë bashki. Kështu është shprehur sot për mediat prefekti I qarkut të Vlorës,Vangjel Tavo, duke iu referuar nenit 61 të ligjit për caktimin e kryetarit të bashkisë në rast vakance.