Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron se çdo ankesë dhe denoncim i qytetarëve në Policinë e Shtetit ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje. Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre dhe kundër shtetit.