Top Channel/ Çahet argjinatura e Semanit, banorët humbin kontaktet me familjarët
13/01/2026 10:39
Çarja e argjinaturës së lumit Seman, në disa segmente, ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Hasturkas në Libofshë dhe 20 banesa.
Banorët të cilët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në gatishmëri shprehen të alarmuar nga situata.