Eksperti i zhvillimeve politike në Kosovë, Seb Bytyqi thotë se presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe Listës Serbe ka pasur ndikim në parandalimin e incidenteve gjatë zgjedhjeve në veri. Duke u nisur nga pjesëmarrja e ulët në votime, Bytyçi tha se ka mundësi që zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe mund të përsëriten.