Një shishe e vogël guri e zbuluar në Iranin juglindor, sipas arkeologëve përmbante një produkt kozmetik ngjyrë të kuqe, që mendohet se është përdorur si buzëkuq gati 4000 vjet më parë. Zbulimi i rrallë është “ndoshta shembulli më i hershëm” i buzëkuqit për t’u dokumentuar dhe analizuar shkencërisht, raportuan studiuesit në revistën Scientific Reports.