Qeveria ka miratuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për 2024-ën. Ndryshe nga institucionet ndërkombëtare qeveria pret një rritje te fortë ekonomike vitin e ardhshëm në nivelin 3.8%. Të ardhurat dhe shpenzimet publike buxheti pritet të jetë në nivelin e 7 miliardë eurove. Qeveria ka vendosur prioritet për vitin e ardhshëm reformën e pagave në administratën publike. Gjithashtu prioritet do jetë indeksimi i pensioneve me rritje mbi normën e inflacionit.