Buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e arsimit dhe sportit parashikohet të jetë 62 miliardë e 20 milionë lek. Në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi planin e investimeve në këtë sektor me një projektbuxhet që ka pësuar rritje me mbi 18% sipas saj, por që pati kundërshti nga opozita.