Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut tashmë do të ketë një kujtesë të përhershme të paqes e dashurisë në oborrin e saj. Këtë të hënë brenda këtyre hapësirave u përurua busti i Nënës Terezë, rast ky që edhe një herë mblodhi presidentët e Shqipërisë, Kosovës e Maqëdonisë së Veriut. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Shën Tereza është mes tjerash simbol i bashkimit e fqinjësisë së mirë, pikërisht për shkak të prejardhjes së saj.