Kombëtarja shqiptare e U21 do të zhvilloj-ë në nëntor edhe dy ndeshje të tjera test, ndaj San Marinos dhe Malin e Zi. Trajneri Alban Bushi e ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të grumbulluar ku ka shumë emra të rinj me skuadrën e shpresave që është në një proces rinovimi duke qenë se shumë prej lojtarëve aktualë për shkak të moshës e mbyllën ciklin e tyre.