Policia njofton se në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë Qemal Bici rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sëpatë) bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53 vjeçe. Pas aktit të rëndë autori më pas ka varur veten. Autori Qemal Bici Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas fëmijët kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nenën e vrarë dhe më pas babain të varur te pema. Mësohet se Qemal Bici njihej nga fqinjët si problematik, i alkoolizuar dhe që jo pak herë dhunonte gruan.