Top Channel/ Burri vret gruan me kobra; me nepërkë, i doli huq!
22/11/2021 13:49

Suraj Kumar u shpall fajtor në Indi për vrasjen e gruas së tij dhe u dënua me burgim të përjetshëm për krimin e tij, të cilin gjykatësi e përshkroi si “tejet djallëzor”. Në fakt, mënyra e vrasjes nuk ishte e zakontë: 27 vjecari i kishte futur të shoqes në shtrat një kobra. E ëma e gjeti 25 vjecarjen pa ndjenja dhe krahun e majtë të gjakosur. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur nga kafshimi i gjarprit tmerrësisht helmues. Kafshime të tilla ndodhin rëndom në Indi, por familja e vajzës nisi të dyshonte dhe bëri kallzim në polici. Uthra përshkruhet si një njeri mjaft i dashur, por ajo kishte vështirësi për të mësuar, e kjo bëri që sic duket i shoqi nisi të lodhej me të. Nga ana tjetër, familja e vajzës ishte e pasur, ndërsa Suraj vinte nga shtresa të varfra të popullsisë. Ai e kishte shfrytëzuar për para, duke kërkuar gjithmonë e më shumë prej të afërmeve të saj, ndersa tani mesa duket donte edhe më tepër. Gabimi i madh që bëri ishte se përpara kobrës, ishte përpjekur ta vriste të shoqen edhe më një nepërkë helmuese, por në atë rast ajo mbërriti shpejt ne spital dhe arriti të shpëtonte. 25 vjecarja megjithatë, ende nuk e kishte marrë veten dhe ndërsa qëndronte e shtrirë ne shtrat, burri i kishte dhënë qetësues e më pas i është afruar me gjarprin, i cili nuk e ka kafshuar në fillim, ndaj ai ia ka shtyrë kokën e kobrës dy herë në krah. Hetimi tregoi se kafshimi nuk kishte qenë i natyrshëm, dhe se kobra do ta kishte pasur të pamundur të hynte vetë në atë dhomë.

Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37