Kjo është banesa e çiftit të vrarë mesditën e kësaj të premteje në Orikum të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, ku Llogora Xhebro, 52-vjeç ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, Sose Bozhanin 48 vjeçe. 48-vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë konstatuar se 52-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.