Top Channel/ Burri që tentoi të vr*ste Salman Rushdie dënohet me 25 vite burg, të fshehtat e sulmit
16/05/2025 23:28

Të premten, gjykata dënoi Hadi Matar, 27 vjeç, nga New Jersey, i cili ishte shpallur fajtor për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë, me 25 vite burg, pasi sulmoi shkrimtarin Salman Rushdie në vitin 2022. Dënimi i tij erdhi pas një gjyqi të gjatë dhe intensiv, ku Rushdie, 77 vjeç, përshkroi momentin e sulmit dhe shqetësimin e tij se do të vdiste. Rushdie ishte plagosur rëndë në sulmin që ndodhi gjatë një ngjarje letrare në shtetin e Nju Jorkut, ku ai u godit me thikë dhe humbi syrin e djathtë. Para se të merrte dënimin, Matar dha një deklaratë në gjykatë, ku shprehu arsyet e tij për sulmin: “Salman Rushdie dëshiron të mos respektojë njerëzit e tjerë, të jetë një ngacmues dhe unë nuk pajtohem me këtë.” Matar gjithashtu u dënua me shtatë vjet burg për plagosjen e Ralph Henry Reese, një moderator, i cili gjithashtu u godit gjatë sulmit. Prokurori, i çështjes tha se dënimet do të bëhen njëkohësisht, pasi të dy viktimat u plagosën në të njëjtën ngjarje. “Ai e projektoi këtë sulm për të shkaktuar sa më shumë dëme, jo vetëm ndaj Rushdie, por edhe ndaj këtij komuniteti, ndaj atyre 1,400 njerëzve që ishin atje për ta parë atë,” tha prokurori. Avokati i Matarit, argumentoi se klienti i tij kishte një dosje të pastër penale dhe kundërshtoi që të merreshin parasysh efektet e ngjarjes në publik. “Ky rast ka qenë një sfungjer publiciteti ndërkombëtar,” tha avokati. Ai shtoi se Matar nuk kishte pasur kurrë mundësinë për të shpallur pafajësinë e tij që nga fillimi. Rushdie, i cili dëshmoi në gjykatë, përshkroi momentin e sulmit, duke thënë: “U bëra i vetëdijshëm se kisha humbur një sasi të madhe gjaku. Ndjesia ime e kohës ishte mjaft e turbullt, kisha dhimbje në sy dhe dorë, mendova se po vdisja.” Në total, Matar e kishte goditur Rushdien 15 herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda në syrin e djathtë, mëlçi dhe zorrë. Pas sulmit, Rushdie pësoi dëmtime të përhershme në syrin e tij të djathtë. Sipas aktakuzës, Matar e kreu sulmin në emër të një fjalimi të mbajtur nga shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në vitin 2006, ku ky i fundit mbështeti një (urdhër dënimi me vdekje) të lëshuar kundër Rushdie nga udhëheqësit fetarë iranianë për romanin e tij të famshëm Vargjet Satanike. Matar pranoi se kishte lexuar vetëm “disa faqe” të librit dhe nuk ishte njohur mirë me përmbajtjen e tij, por veproi për shkak të ndikimit të liderëve fetarë. Rushdie më vonë përshkroi përvojën e tij të tmerrshme dhe rrugën e gjatë të rimëkëmbjes në librin e tij Thike: Meditations After an Attack Murder.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52