Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës i arrestuar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ është lënë në burg nga gjykata e posaçme antikorrupsion. Gjyqi për masën e sigurisë nisi gjatë mesditës, por për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan që të njiheshin me fashikujt e dosjes, trupi gjykues shtyu seancën me disa orë. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Malltezi mohoi akuzat e SPAK me argumentin se procedurat e privatizimit kishin nisur në vitin 2000. Ai e cilësoi arrestimin si një sulm politik. Por pavarësisht pretendimeve trupi gjykues vendosi ta mbyll në qeli dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. ndërkohë për ndërtuesin Fatmir Bektashi gjykata la në fuqi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Masa që u kundërshtuan nga avokatët mbrojtës.