Bunkerizimi i Shqipërisë gjatë regjimit komunist vijon të tërheqë vëmendjen e medias ndërkombëtare. Kësaj here është agjencia franceze AFP e cila fokusohet tek erozioni dhe rrethimi bunkerëve nga uji detit. Në bregdetin e Semanit thotë AFP, shumica e bunkerëve të ndërtuar me bekimin e Enver Hoxhës për tu mbrojtur nga pushtimi imagjinar amerikan dhe ai rus, sot janë nën ujë.