Drejtuesi teknik dhe brigadieri i minierës së Bulqizës janë arrestuar, pasi minatori 52-vjeçar u aksidentua për vdekje një ditë më parë gjatë punës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan F. H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar dhe B. T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.