Prej 10 ditësh disa fshatra në Bulqizë kanë mbetur të bllokuar për shkak të dëborës. Një qytetar është shprehur se kanë kërkuar ndihmë nga Bashkia e Bulqizës, por autoritetet përkatëse nuk kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve. I mbuluar me dëborë deri në gju, ai shprehet se ka njerëz të sëmurë dhe për t’i dërguar në spital duhen mbajtur tre orë në krahë.