Janë tensionuar sërish tensionet mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut, deri në pikën që Sofja njoftoi se do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore. Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov u tregua i prerë në seancën e Komisionit Parlamentar për Ceshtjet me Jashte, ku u diskutua sulmi fizik Hristijan Pendikovit - përfaqësuesit të një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.