Dy turistë bullgarë janë aksidentuar teksa ngjiteshin në Majën e Jezercës dhe një prej tyre ka humbur jetën. Gazetari Klodian Zhivani raporton se i riu ka gjetur vdekjen, pasi ra në humnerë. Banorët e zonës dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas disa orësh. Së bashku me ta, ka mbërritur edhe një helikopter dhe po punohet për nxjerrjen e trupit nga humnera.