Ne shqiptarët e kemi aq të rëndësishme bukën, saqë nuk themi do të drekojmë apo darkojmë, por do hamë bukë. Ditët e fundit po flitet për rritjen e çmimit të bukës, pavarësisht se subjekte, si ky pranë nesh, thonë se kanë disa rezerva, por me të mbaruar ato, sigurisht që do ta rrisin çmimin, pasi sipas tyre kanë pësuar rritje, çmimi I miellit, grurit, margarinës, vajit, sheqerit, pra gjithë përbërësve, që çojnë në prodhimin e kësaj buke.