Qytetarët janë mbledhur tashmë përballë kryeministrisë, ku nisi protesta kombëtare e opozitës. Drejtuesit e PD-së u nisën nga selia blu, për t’u bashkuar me protestuesit. Qindra efektivë policie kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit dhe Parlamentit, ndërkohë që po nis protesta e opozitës.