Britania e Madhe mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në thellimin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se ndihma britanike ndaj SPAK konsiston në avancimin e mënyrës së komunikimit të Prokurorisë Speciale.