Gjashtë miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme. Kjo është shuma të cilën Britania e Madhe do të shpenzojë për ushtrinë. Ky angazhim i kryeministrit Rishi Sunan shihet si një përgjigje e sulmit të Rusisë në Ukrainë. Po ashtu edhe ndaj asaj që është cilësuar si “sfida epokale” nga Kina. Rritja buxhetore, thotë Zëri Amerikës, vjen si një pjesë e një rishikimi madhor të politikave të jashtme dhe të mbrojtjes së Britanisë.