Britania shndërrohet në vendin e parë në botë që miraton përdormin e një ilaçi të ri aniviral kundër Covidit, i cili merret si kokërr nga goja. Ky ilaç është i sigurt dhe efektiv në pakësimin e rrezikut të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve në radhët e të prekurve me shenja të lehta, por që kanë rrezik të lartë të kalimit në gjendje të rëndë shëndetësore. Hollësitë nga Londra i sjell korrespodenti ynë Arben Manaj.