Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, e cila përfshin një ujdi 12-vjeçare për anijet e peshkimit të bllokut në ujrat britanike. Kryeministri Keir Starmer, i cili pret sot një samit të liderëve të BE-së në Londër - pati "përparime" të ndjeshme në bisedimet e zhvilluara mbrëmjen e së dielës, pohuan burime qeveritare, edhe pse disa pjesë të paktit janë ende objekt negocimi, duke këtu përfshirë një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve, sic raporton BBC.