Brikena është përlotur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Teksa banorët kanë qenë duke u përgatitur për Pavarësinë e Kosovës, momentet e emocionit kanë kapluar banoren. Gjatë këndimit të këngës patriotike Brikena ka vendosur të qëndrojë e distancuar e përlotur për shkak të kësaj dite simbolike që rikujton vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës.