Brigitte Macron nuk ka ndërmend t`i tolerojë thashethemet absurde, sic i quajti ajo, sipas të cilave ka lindur mashkull dhe quhej Jean-Michel Trogneux. Për këtë arsye, Zonja e Parë e Francës, besohet se po përgatitet të ndërmarrë veprime ligjore. Raportet në mediat e huaja tregojnë se zërat që pretendonin se Brigitte nuk është femër që nga lindja kanë qarkulluar në mediet sociale në Francë nën hashtagun #JeanMichelTrogneux. Le Figaro thotë se bashkëshortja 68 vjecare e presidentit francez, Emmanuel Macron nuk ka në plan të rrijë duarkryq, por do të ngrejë padi kundër nxitësve të kësaj teorie konspiracioni. Pretendimi i diskutueshëm u publikua në një revistë të ekstremit të djathtë “Faits et Documents” në muajin shtator, duke përmendur dhe një hetim tre-vjeçar të mbështetur sipas tij nga ‘shumë ekspertë’.Revista mujore prej 12 faqesh, e cila ka publikuar një sërë teorish të çuditshme rreth personazheve publike, duket megjithatë se e rëndoi shumë dorën këtë radhe më akuzat për Zonjën e Parë dhe tani duhet të përballet me pasojat.