Disa qytete ukrainase u vunë në shënjestër të sulmeve ruse gjatë natës, duke lënë dy persona të vdekur në Kherson, ndërsa rënia e mbeturinave nga raketat e rrëzuara shkatërruan shumë zona. Pamjet e rënda tregojnë ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit që janë në luftë me kohën për të shpëtuar civilët, njëkohësisht për të shuar flakët. Në mesin e viktimave ishte edhe një i ri, i cili ndodhej në konvikt, një nga ndërtesat e goditura rëndë. Të lënduar mbetën edhe katër persona të tjerë që u dërguan në spital, një 61-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë. Banorët vendas kanë mbetur të tmerruar, ku pas alarmit për sulm kanë braktisur menjëherë ndërtesat. Pamjet: AFP